Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja! Merret në pyetje nga prokurorët e SPAK dhe agjentë të BKH-së
Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja është shoqëruar këtë të enjte në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje nga dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH.
Sipas burimeve nga Policia e Fierit, Voja vijon të qëndrojë në ambientet e policisë, ndërsa për momentin nuk ka informacion nëse ndaj tij është lëshuar një vendim gjykate për ndalimin. Mësohet se Prokuroria e Fierit ka lëshuar 4 masa ‘arrest ne burg’ mes tyre edhe Vojo.
Burime gjithashtu bëjnë me dije se dosja hetimore përfshin edhe periudhën kur Voja ka mbajtur detyrën e drejtorit të Kadastrës së Fierit. Bëhet fjalë për 44 mijë m2 toke shtet e dhënë një biznesmeni me akte false për park fotovoltaik.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme mbi dosjen dhe dyshimet që kanë çuar në arrestimin e tij.
Rama takohet me presidentin Zelenskyn gjatë punimeve të samitit në Dublin (VIDEO)
Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo vizitë në IEVP Fier
Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, policia gjobit 26 protestues
- 14:30 Kurti kërkon nga Irlanda mbështetje për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO
- 14:29 Putin pret Kushnerin dhe Witkoffin: Nuk jemi kundër dialogut me Evropën, por trupat e huaja në Ukrainë përbëjnë kërcënim
- 14:13 G7 dënon aktivitetet e Kinës pranë Tajvanit: Kërcënojnë stabilitetin rajonal
- 14:02 Rama takohet me presidentin Zelenskyn gjatë punimeve të samitit në Dublin (VIDEO)
- 13:57 Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo vizitë në IEVP Fier
- 13:46 Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigrantët: Asnjë lehtësim