Një 59-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi ka plagosur me thikë një 55-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kreshpan-Cakran”. I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.










