Siguria e digave dhe monitorimi i vazhdueshëm i tyre kanë qenë në fokus të një takimi të zhvilluar nga Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, me kryetarin e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha, Ardian Islami, si dhe drejtues të njësive të qeverisjes vendore në qark.
Gjatë takimit u diskutua mbi gjendjen aktuale të digave dhe ujëmbledhësve në territorin e Qarkut Tiranë, si dhe masat që duhen ndërmarrë për garantimin e sigurisë dhe parandalimin e situatave me rrezik për qytetarët dhe pronën.
Në përfundim, u vendos ngritja e një grupi pune nën drejtimin e Prefektit, me përfaqësues teknikë nga Prefektura, Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha dhe drejtoritë përgjegjëse për administrimin e digave në njësitë vendore.
Statusi i plotë nga Shkëlqim Hajdari
Siguria e digave dhe monitorimi i tyre, prioritet për mbrojtjen e jetës dhe pronës
Në vijim të angazhimit për forcimin e masave të sigurisë dhe parandalimin e situatave të rrezikut, zhvillova një takim me Kryetarin e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha, z. Ardian Islami dhe drejtues te njesive te qeverisjes vendore te qarkut Tirane,ku në fokus ishte gjendja e digave në territorin e Qarkut Tiranë.
Gjatë takimit u vendos qe nen drejtimin e Prefektit te ngrihet nje grup pune me teknike nga Prefektura,Komiteti Kombëtar i Digave dhe drejtuesit e drejtorive te digave ne njesite e qeverisjes vendore, te cilet do te verifikojne ne vend, gjendjen e çdo dige e ujembledhesi ne qarkun tone.Ne perfundim te ketij inspektimi do ti paraqitet Prefektit, nje raport inspektimi permbledhes per gjendjen e tyre. U kërkua:
- Forcimin e kontrolleve periodike, inspektimeve dhe monitorimit të vazhdueshëm.
- Përgjegjësitë e strukturave administruese, institucioneve dhe subjekteve që kanë në administrim këto vepra.
- Plotësimin dhe përditësimin e dokumentacionit teknik, si dhe zbatimin e detyrimeve ligjore.
- Bashkëpunimin ndërinstitucional dhe marrjen e masave parandaluese për garantimin e sigurisë.
Si Prefekt i Qarkut Tiranë, vlerësoj se siguria e digave kërkon vëmendje të vazhdueshme, përgjegjësi institucionale dhe koordinim të të gjitha strukturave përgjegjëse.
Parandalimi, monitorimi dhe ndërhyrja në kohë janë thelbësore për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit.

