Rama sulmon presidentin Trump: Evropa bëri gabim që ia la negociatat për Ukrainën, duhet të flasim me Rusinë

Rama sulmon presidentin Trump: Evropa bëri gabim që ia la negociatat për Ukrainën, duhet të flasim me Rusinë

14:45, 12/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama sulmoi hapur presidentin amerikan, Donald Trump, duke folur nga Dublini.

Kur u pyet nëse amerikanët duhet të kenë një vend në tryezën e negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës, Rama tha se nuk u takon atyre, por u takon evropianëve kjo gjë.

Rama tha se Evropa bëri gabim që ia la këto negociata presidentit Trump, ndërkohë që çmimin po e paguajmë tani.

“Nuk duhet t’u takojë amerikanëve, nuk duhet t’u takojë kinezëve dhe indianëve të kenë vend në tryezë për të zhvilluar bisedime me rusët. I takon Evropës të kuptojë se çfarë gabimi të jashtëzakonshëm ka bërë.

Dhe e kam thënë edhe më parë, dhe për të qenë i qartë, unë përfaqësoj një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Rusinë, meqë ra fjala që në vitet ’60 nuk kemi pasur asnjë vizitë nga Kremlini dhe nuk kemi vizituar asnjëherë Kremlinin.

Kështu që jam krejt i lirë të them se si evropian ndjehem vërtet shumë i trazuar që Evropa e ka mbështetur gjithçka vetëm tek armatimet dhe jo tek diplomacia.

Dhe ky është një gabim që është bërë dhe tani gjithçka që po ndodh aktualisht është çmimi që po paguajmë për këtë gabim.

Dhe nuk më takon mua të ndreq gabimet e të mëdhenjve, të mëdhenjtë janë shumë të mëdhenj për t’u dhënë leksione. Unë përfaqësoj vetëm një vend që ka një peshë të caktuar rreth tryezës.

Unë nuk po sugjeroj asgjë, thjesht po them që nuk duhet të tregojmë me gisht kur gishti tregohet nga Hëna. Çështja është se Evropa e ka jashtëkontraktuar diplomacinë e saj tek Donald Trump dhe ky është rezultati. Kështu që ajo duhet të bëjë Evropa është të kuptojë se ky gabim ka një çmim dhe ky çmim do bëhet gjithmonë e më i lartë dhe i kushtueshëm në qoftë se Evropa nuk zmprapset për të folur me Rusinë, ndërkohë që mbështet Ukrainën sepse ky është cikël i historisë ku Evropa ka qenë e jashtëzakonshme dhe ka bërë atë që duhet bërë. Pra për të mos lënë agresionin që të imponojë vullnetin e vet mizor në Ukrainë,” tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco