Thursday / November 12 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

ProEksport: Nga 1 janari, paketa fiskale do shkurtojë 50 vende pune në ditë në sektorin fason

Share Share Icon

Kryetari i ProEksport Albania Edvin Prençe, prezantoi në dëgjesën në Komisionin parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat shqetësimet e industrisë prodhuese dhe eksportuese të tekstileve dhe këpucëve lidhur me Paketën Fiskale 2027.

Prençe paralajmëroi për përkeqësimin e situatës në sektorin fason, duke deklaruar se aktualisht industria po humbet mesatarisht 25 vende pune në ditë, ndërsa me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të propozuara fiskale nga 1 janari 2027, kjo shifër mund të dyfishohet në 50 vende pune të humbura çdo ditë.

“Sipas të dhënave sektoriale të raportuara nga INSTAT, eksportet e grupit “Tekstile dhe këpucë” arritën rreth 104 miliardë lekë në vitin 2025, nga rreth 105 miliardë lekë në vitin 2024. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, eksportet zbritën në rreth 51 miliardë lekë, me një rënie të raportuar prej 6.7% kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Sektori numëronte rreth 75 mijë të punësuar në vitin 2024, sipas statistikave sektoriale të raportuara mbi bazën e INSTAT-it, duke evidentuar peshën e tij në punësimin industrial, sot rreth 50 mijë të punësuar. Kjo ecuri, së bashku me forcimin e lekut ndaj euros, rritjen e kostove dhe vështirësitë në sigurimin e fuqisë punëtore, kërkon vëmendje të veçantë ndaj konkurrueshmërisë së industrisë eksportuese”.

Në këtë kuadër, ProEksport ka paraqitur tri propozime kryesore për Paketën Fiskale 2027.

Së pari, kërkon rritjen e pragut të patatueshëm të pagave në 60 mijë lekë në muaj për të gjithë punëmarrësit, duke tatuar vetëm pjesën e të ardhurave mbi këtë nivel. Sipas shoqatës, kjo masë do të rriste pagën neto të punonjësve pa shtuar kostot bruto të pagave për kompanitë.

Së dyti, ProEksport Albania kërkon rishikimin e propozimit për rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, duke kërkuar ruajtjen e normës aktuale prej 8%. Sipas shoqatës, rritja e propozuar përbën një barrë shtesë për industrinë, e cila ka nevojë për kapital për investime në teknologji, makineri dhe modernizim.

 

Propozimi i tretë lidhet me krijimin e fondeve të dedikuara dhe skemave të granteve për industrinë prodhuese dhe eksportuese, me fokus modernizimin teknologjik, automatizimin, eficiencën energjetike dhe rritjen e vlerës së shtuar të prodhimit vendas.

Propozimet e ProEksport Albania

 

  1. Tatimi mbi pagat – Rritja e pragut të patatueshëm

Kërkojmë rritjen e pragut të patatueshëm në 60,000 lekë në muaj për të gjithë punëmarrësit, duke tatuar vetëm pjesën e të ardhurave që tejkalon këtë shumë. Në një industri me intensitet të lartë punësimi, kjo masë do të rriste pagën neto të punonjësve që përfitojnë nga ndryshimi, pa rritur koston bruto të pagës për ndërmarrjet, duke mbështetur fuqinë blerëse dhe ruajtjen e punësimit formal.

  1. Tatimi mbi dividendin

– Rishqyrtimi i normës 15% Paketa Fiskale 2027 propozon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, që përfaqëson një rritje prej 87.5% të detyrimit tatimor mbi të njëjtën shumë dividendi të shpërndarë. Për një industri që ka nevojë për kapital, teknologji dhe modernizim të vazhdueshëm, kërkojmë rishqyrtimin e normës së propozuar dhe vlerësimin e ruajtjes së normës 8%, së bashku me mekanizma fiskalë që nxisin konkretisht investimet në makineri, teknologji dhe zgjerim kapacitetesh.

  1. Mbështetja e industrisë prodhuese dhe eksportuese

Përballë rënies së eksporteve dhe presionit të kostove, kërkojmë krijimin e fondeve të dedikuara dhe skemave të granteve për investime produktive, të orientuara drejt modernizimit teknologjik, automatizimit, eficiencës energjetike dhe rritjes së vlerës së shtuar të prodhimit vendas.

Gjithashtu, kërkojmë modifikimin e programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde, duke thjeshtuar procedurat bankare, rishikuar kriteret e përfitimit dhe mundësuar akses më të gjerë në financim për ndërmarrjet prodhuese dhe eksportuese. Këto instrumente janë të rëndësishme për ruajtjen e kapaciteteve prodhuese, vendeve të punës dhe konkurrueshmërisë së eksporteve shqiptare.

Shoqata ProEksport Albania kërkoi edhe përfshirjen në dëgjesat parlamentare dhe shqyrtimin e propozimeve të mësipërme përpara miratimit të Paketës Fiskale 2027. Vlerësojmë se politikat fiskale duhet të balancojnë objektivat buxhetore me nevojën për mbështetjen e industrisë, punësimit dhe eksporte

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Prodhuesit kërkojnë mbrojtjen e duhanit vendas, kundër barazimit të akcizës me cigaret

Av Sajmir Laçej paralajmëron: Rrezikohet sektori   Në dëgjesën e zhvilluar në Komisionin për Ekonominë dhe Financat për paketën e re fiskale, ...

49 minutes më parë 5 Min Lexim

Strehimi social, Ibrahimaj: Kredi pa interes e subvencion qiraje për studentët dhe familjet e reja

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjin “Për ...

2 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!