Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ndërpreu seancën e sotme pasi deputetët nuk u kthyen në sallën plenare pas pauzës, e cila ishte parashikuar të zgjaste deri në orën 14:00.
Haxhiu njoftoi se punimet do të rifillojnë nesër në orën 11:00. Ajo e quajti mungesë serioziteti faktin që deputetët nuk ishin paraqitur në sallë as gjysmë ore pas orës 14:00 dhe tha se nuk mund të vazhdonte të priste pa afat.
Të lidhura
None found
Në rendin e ditës mbeten disa marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni për çështjen e energjisë dhe shqyrtimi në lexim të tretë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara.







