Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, plagosen katër persona
Katër persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Logan Circle të Uashingtonit, DC, të enjten në mëngjes, në një zonë rreth 1.6 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë.
Sipas mediave ndërkombëtare, policia njoftoi se të shtënat u raportuan në disa pika të lagjes, ndërsa autoritetet ndërhynë menjëherë në vendngjarje. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat e incidentit apo gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën e bllokut 1500 të Rrugës së 15-të, ku ndodhen disa biznese, një kishë dhe ndërtesa banimi. Një pjesë e madhe e zonës u rrethua, ndërsa rrugët përreth u bllokuan për shkak të operacionit të gjerë policor.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe agjentë të Byrosë Federale të Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve (ATF), të cilët po ndihmojnë autoritetet lokale në hetimin e ngjarjes.
Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang jep dorëheqjen pas skandalit të spiunazhit
Putin pret Kushnerin dhe Witkoffin: Nuk jemi kundër dialogut me Evropën, por trupat e huaja në Ukrainë përbëjnë kërcënim
G7 dënon aktivitetet e Kinës pranë Tajvanit: Kërcënojnë stabilitetin rajonal
- 15:07 Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang jep dorëheqjen pas skandalit të spiunazhit
- 14:55 Produktet ushqimore për kafshë, AKU harton plan 3-mujor pas rasteve jokonforme
- 14:48 Mungesa e deputetëve shtyn seancën e Kuvendit të Kosovës për nesër, Haxhiu: Nuk mund të pres deri në pafundësi
- 14:30 Kurti kërkon nga Irlanda mbështetje për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO
- 14:29 Putin pret Kushnerin dhe Witkoffin: Nuk jemi kundër dialogut me Evropën, por trupat e huaja në Ukrainë përbëjnë kërcënim
- 14:14 Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja! Lëshohen edhe 3 masa të tjera sigurie