Prokuroria e Fierit ka lëshuar urdhërarrest për drejtorin e Spitalit të Fierit, raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat. 

Mësohet se në kuadër të hetimeve janë duke u ushtruar kontrolle nga Oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ) dhe shërbimet e Policisë.

Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me arsyet e urdhërarrestit apo akuzat që rëndojnë ndaj drejtorit të spitalit.

Fillimisht u raportua se ishte arrestuar drejtori i Spitalit Memorial të Fierit, por më pas u konfirmua me burime zyrtare se bëhej fjalë për drejtorin e spitalit Rajonal të Fierit.

Top Channel