• Kontakt
Thursday, November 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banka Botërore: Bujqësia shqiptare në krizë strukturore, bie prodhimi, rritet varësia nga importet

15:42 : 12/11/2026
në AKTUALITET, KRYESORE

Bujqësia shqiptare po përballet me dobësi të thella strukturore, ndërsa tkurrja e blegtorisë, fragmentimi i tokës, produktiviteti i ulët dhe paqëndrueshmëria e politikave mbështetëse po kufizojnë konkurrueshmërinë e sektorit. Megjithëse Shqipëria ka arritur të zhvillojë eksporte konkurruese në perime, agrume dhe bimë mjekësore, një pjesë e konsiderueshme e prodhimit bujqësor mbetet e ekspozuar ndaj importeve dhe rreziqeve të tregut.

Këto janë disa nga gjetjet kryesore të raportit më të fundit të Bankës Botërore, me titull “From Farm to Market: An assessment of agri-food sector competitiveness in the Western Balkans and Moldova”, i cili analizon konkurrueshmërinë e sektorit agro-ushqimor në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavi.

Në kapitullin kushtuar Shqipërisë, Banka Botërore evidenton se zhvillimi i bujqësisë karakterizohet nga dy realitete të ndryshme. Nga njëra anë, investimet private kanë nxitur zgjerimin e prodhimit të perimeve, serave, agrumeve dhe ullinjve, ndërsa nga ana tjetër sektorët tradicionalë, veçanërisht blegtoria dhe drithërat, po përballen me rënie të prodhimit dhe humbje të konkurrueshmërisë.

Raporti thekson se potenciali i konsiderueshëm natyror dhe klimatik i Shqipërisë nuk është shoqëruar me një transformim të qëndrueshëm të sektorit, kryesisht për shkak të fermave të vogla, investimeve të pamjaftueshme dhe dobësive institucionale.

Blegtoria në rënie, Shqipëria humbet një të tretën e gjedhëve

Lexo edhe:

Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg

KLSH zbulon shkelje në 29 nga 30 kontratat e Bujqësisë, 18.7 milionë lekë për punime të pakryera

Një nga zhvillimet më shqetësuese të evidentuara nga Banka Botërore është tkurrja e vazhdueshme e blegtorisë.

Sipas raportit, Shqipëria ka humbur afro një të tretën e tufës së gjedhëve gjatë dekadës së fundit, ndërsa në një periudhë më të gjatë numri i tyre ka zbritur nga mbi 630 mijë krerë në vitin 2006 në rreth 300 mijë.

Rënia ka prekur gjithashtu numrin e deleve dhe dhive, duke reflektuar ndryshime të rëndësishme në strukturën e ekonomisë rurale.

Banka Botërore identifikon emigracionin, plakjen e fermerëve, produktivitetin e ulët, kostot e ushqimit për kafshët dhe investimet e pamjaftueshme si faktorë që kanë ndikuar në këtë tkurrje.

Situata paraqitet veçanërisht problematike në sektorin e qumështit.

Sipas të dhënave të raportit, grumbullimi i qumështit të papërpunuar ka rënë me 20–25% gjatë dekadës së fundit, ndërsa numri i fermave të qumështit është reduktuar nga mbi 70 mijë në më pak se 45 mijë.

Struktura e prodhimit mbetet shumë e fragmentuar, me ferma që zakonisht zotërojnë vetëm 2–3 lopë. Rendimenti mesatar vlerësohet në 2,500–3,000 litra për lopë, më pak se gjysma e nivelit të konkurrentëve rajonalë.

Një tjetër tregues i produktivitetit të dobët është pesha mesatare e karkasës së gjedhëve, e cila në Shqipëri llogaritet në rreth 150–170 kilogramë, kundrejt 250–300 kilogramëve në vendet fqinje.

Këto dobësi kanë ndikuar në rritjen e nevojës për importe. Raporti evidenton se Shqipëria importon mbi 10 milionë litra qumësht në vit, krahas sasive të konsiderueshme të djathit dhe produkteve të tjera të qumështit.

Shqipëria prodhon vetëm 55% të grurit dhe 24% të mishit të shpendëve që konsumon

Varësia nga importet për disa produkte ushqimore bazë përbën një tjetër problem të rëndësishëm të evidentuar në raport.

Sipas analizës së Bankës Botërore, prodhimi vendas mbulon rreth 55% të konsumit të grurit, 55% të mishit të derrit dhe vetëm 24% të konsumit të mishit të shpendëve.

Për mishin e gjedhit, niveli i vetëmjaftueshmërisë llogaritet në rreth 79%, ndërsa për qumështin arrin në 98%.

Kjo panoramë ndryshon ndjeshëm për disa produkte të tjera bujqësore, ku Shqipëria arrin të prodhojë më shumë sesa konsumon.

Sipas treguesve të Bankës Botërore, vetëmjaftueshmëria arrin në 157% për luleshtrydhet, 131% për lakrën, 127% për kastravecët, 122% për specat, 117% për shalqinjtë dhe 116% për domatet.

Edhe për mandarinat, prodhimi vendas rezulton më i lartë se konsumi, me një nivel vetëmjaftueshmërie prej rreth 115%.

Ndërkohë, Shqipëria mbetet e varur nga importet për disa agrume, me prodhimin vendas që mbulon rreth 62% të konsumit të portokajve dhe 60% të limonëve.

Këto të dhëna dëshmojnë se konkurrueshmëria e bujqësisë shqiptare është e përqendruar në disa kultura specifike, ndërsa sektorët e tjerë kanë vështirësi të përballojnë kërkesën e tregut vendas.

Tkurren sipërfaqet me drithëra, zgjerohen perimet dhe agrumet

Banka Botërore evidenton ndryshime të rëndësishme në strukturën e prodhimit bujqësor gjatë dy dekadave të fundit.

Sipërfaqet e kultivuara me drithëra janë reduktuar nga rreth 145–150 mijë hektarë në 130–135 mijë hektarë, ndërsa janë zgjeruar sipërfaqet e mbjella me perime, ullinj, agrume dhe bimë mjekësore.

Ky transformim është nxitur kryesisht nga kërkesa e tregut dhe investimet private në kultura me vlerë më të lartë ekonomike.

Megjithatë, Banka Botërore vlerëson se zhvendosja nga drithërat drejt produkteve më fitimprurëse nuk duhet konsideruar domosdoshmërisht një zhvillim negativ.

Problemi qëndron te mungesa e një sistemi konkurrues të prodhimit të ushqimit për blegtorinë dhe te produktiviteti i ulët i fermave ekzistuese.

Në këtë mënyrë, tkurrja e prodhimit të drithërave dhe dobësitë e sektorit blegtoral krijojnë një varësi të vazhdueshme nga importet e ushqimeve për kafshët dhe produkteve të tjera bujqësore.

Eksportet rriten, por konkurrueshmëria mbështetet te çmimet e ulëta

Raporti evidenton se Shqipëria ka shënuar përparim në eksportet e produkteve bujqësore, veçanërisht në domate, kastravecë, speca, shalqinj, agrume dhe bimë mjekësore.

Zhvillimi i prodhimit në sera dhe mundësia për të furnizuar tregjet ndërkombëtare në periudha të hershme të sezonit përbëjnë avantazhe të rëndësishme konkurruese.

Megjithatë, Banka Botërore paralajmëron se një pjesë e madhe e produkteve shqiptare konkurrojnë kryesisht përmes çmimeve të ulëta dhe jo përmes diferencimit cilësor apo markave të konsoliduara.

Çmimet e eksportit për shumë produkte rezultojnë më të ulëta se nivelet referuese të Bashkimit Europian.

Kjo e bën konkurrueshmërinë shqiptare të ndjeshme ndaj rritjes së kostove të prodhimit, pagave, transportit dhe inputeve bujqësore.

Sipas raportit, për të ruajtur dhe zgjeruar pozicionin në tregjet europiane, Shqipëria duhet të investojë më shumë në standardizimin e prodhimit, certifikimin, ruajtjen pas vjeljes, përpunimin dhe organizimin e zinxhirëve të furnizimit.

Nga ana tjetër, Bashkimi Europian mbetet burimi kryesor i importeve bujqësore të Shqipërisë, duke përfaqësuar mbi dy të tretat e tyre. Italia dhe Greqia renditen ndër furnizuesit kryesorë.

Mollët nën presionin e importeve, fermat e vogla humbasin konkurrueshmërinë

Një tjetër sektor që paraqet dobësi është prodhimi i mollëve.

Banka Botërore evidenton se prodhimi është i fragmentuar në mijëra parcela të vogla, ndërsa vetëm 23 pemëtore kanë sipërfaqe mbi 5 hektarë.

Kjo strukturë kufizon mundësitë për mekanizim, investime në teknologji, ruajtje frigoriferike dhe organizim të shitjeve.

Sipas raportit, importet e mollëve janë rritur nga rreth 6 milionë dollarë në vitin 2020 në mbi 8 milionë dollarë në vitet 2023 dhe 2024.

Fermerët e vegjël përballen me konkurrencë gjithnjë e më të fortë nga produktet e importuara, ndërsa prodhuesit më të mëdhenj kanë mundësi më të mira për të investuar në varietete të reja, sisteme ujitjeje dhe teknologji moderne.

Banka Botërore e klasifikon sektorin e mollëve ndër aktivitetet që kërkojnë ndërhyrje strukturore për të përmirësuar konkurrueshmërinë.

Boronicat, mjalti dhe bimët mjekësore, potencial për zhvillim

Pavarësisht problemeve, raporti identifikon disa sektorë me potencial të konsiderueshëm për rritjen e vlerës së prodhimit dhe zgjerimin e eksporteve.

Boronicat konsiderohen një produkt me mundësi të rëndësishme zhvillimi, veçanërisht për shkak të kërkesës së tregjeve ndërkombëtare dhe vlerës së lartë të shitjes.

Megjithatë, zhvillimi i këtij sektori kërkon investime në material mbjellës cilësor, teknologji, sisteme ujitjeje dhe standarde prodhimi.

Edhe prodhimi i mjaltit vlerësohet si një aktivitet me potencial, por me probleme që lidhen me standardet, certifikimin dhe gjurmueshmërinë.

Bimët mjekësore dhe aromatike, ullinjtë, agrumet dhe perimet e serave renditen ndër sektorët ku Shqipëria ka krijuar avantazhe konkurruese.

Megjithatë, edhe këta sektorë mbeten të ekspozuar ndaj ndryshimeve klimatike, luhatjeve të tregjeve dhe problemeve të cilësisë.

Për mandarinat, raporti evidenton veçanërisht rrezikun nga dëmet klimatike, përfshirë breshërin, ndërsa për ullinjtë theksohen luhatjet e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit.

Banka Botërore kritikon paqëndrueshmërinë e mbështetjes publike

Përtej problemeve të prodhimit, raporti ngre shqetësime për mënyrën e organizimit të politikave mbështetëse për bujqësinë shqiptare.

Banka Botërore vlerëson se sektori karakterizohet nga një dinamizëm i lartë i investimeve private, por nga një mbështetje publike e dobët dhe e paqëndrueshme.

Sipas analizës, politikat bujqësore janë orientuar më shumë drejt subvencioneve afatshkurtra dhe mbështetjes së të ardhurave, sesa drejt investimeve që mund të ndryshojnë strukturën dhe produktivitetin e sektorit.

Një qasje e tillë nuk ka qenë e mjaftueshme për të nxitur modernizimin e fermave, bashkëpunimin ndërmjet prodhuesve dhe integrimin e tyre në zinxhirët e tregut.

Raporti evidenton gjithashtu nevojën për forcimin e besueshmërisë dhe kapaciteteve institucionale, përmirësimin e shërbimeve veterinare, standardeve të sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e instrumenteve që përputhen me Politikën e Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Europian.

Në rekomandimet për Shqipërinë, Banka Botërore kërkon rikthimin e një kuadri mbështetës të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt investimeve, përqendrimin te sektorët konkurrues të hortikulturës dhe zinxhirët e eksporteve, si dhe ndërhyrje të posaçme për dobësitë e blegtorisë dhe sistemit të ushqimit për kafshët.

Po ashtu, rekomandohet menaxhimi i rreziqeve në sektorët tradicionalë të frutave dhe mbështetja e produkteve me potencial të lartë zhvillimi.

Në përfundim, raporti i Bankës Botërore tregon se sfida kryesore e bujqësisë shqiptare nuk është thjesht rritja e prodhimit, por transformimi i modelit ekonomik të sektorit. /ekofin.al

Etiketa: BujqesiaBujqësia shqiptareimporte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg

14:46 : 06/11/2026
AKTUALITET

KLSH zbulon shkelje në 29 nga 30 kontratat e Bujqësisë, 18.7 milionë lekë për punime të pakryera

10:08 : 11/10/2026
AKTUALITET

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën

12:03 : 06/10/2026
BOTA

Lufta dhe sanksionet e ulin ekonominë e Iranit, rënie e eksporteve dhe naftës

13:59 : 21/09/2026
AKTUALITET

PS miraton projektligjet për bujqësinë/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

15:48 : 16/07/2026
AKTUALITET

Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025

22:53 : 26/06/2026

TË GJITHA

Banka Botërore: Bujqësia shqiptare në krizë strukturore, bie prodhimi, rritet varësia nga importet

15:42 : 12/11/2026

Shoqatat e Transportit Publik për Paketën: Nga 1 janari TVSH 21% do të rrisë çmimin e biletës

15:42 : 12/11/2026

Qesharake/ Prokurorja harron në burg të arrestuarin, KLP dhe ILD i ulin pagën 10%

15:29 : 12/11/2026

Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigrantët

15:29 : 12/11/2026

DETAJET/ Prokuroria lëshon 5 urdhëarreste në Fier! Në pranga zyrtarë të lartë, noterja dhe dy punonjëse të Kadastrës

15:06 : 12/11/2026

Sherr me thika në Fier, plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:04 : 12/11/2026

Agroindustria shqiptare më e prapambetura në Rajon

14:59 : 12/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com