Me urdhër të Prokurorisë së Fierit është arrestuar ish kreu i Kadastrës në këtë qytet, Arben Voja, dy zyrtarë aktualë të Kadastrës, një ish administrator njësiu dhe një notere. Pesë urdhërarrestet e kërkuara nga Prokuroria e Fierit janë konfirmuar nga gjykata. Pesë personat dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë përfshirë në mashtrim dhe falsifikim dokumentesh me qëllim tjetërsimin e pronësisë së një toke, ku ishte vendosur ndërtimi i një parku prodhimi energjie nga dielli. Arben Voja mban aktualisht postin e drejtorit të spitalit të Fierit. Më herët ai ka qenë në krye të Kadastrës dhe dyshohet se është personi kryesor që ka ndërhyrë për tjetërsimin e pronave nga tokë shtet në toka private me qëllim përfitimi.