Durmishi: Pas ndryshimit të sistematizimit nga institucionet, do të duhen miratimet e Financave që kontratat e punës të kthehen në vendime të përhershme
Kthimi i kontratave të përkohshme të punës në vendime pune si duket do duhet të pres edhe shumë gjatë. Edhe pse Qeveria thotë se kjo procedurë do të fillojë nga janari i vitit të ardhshëm, megjithatë kjo procedurë nuk do të jetë automatike, por institucionet do të duhet të aplikojnë në Ministri të Financave që e njëjta të jep pëlqim për kthimin e këtyre kontratave të punës në vendime pune. Sipas ministrit të Ekonomisë dhe Punës, kjo masë do t’i prekë të paktën 5 mijë qytetarë.
“Do koordinim mes Ministrisë së Financave dhe institucioneve, pasi që do duhet kohë që të ndryshojnë sistematizimin e vendeve të tyre të punës. Do duhet kohë që të përgatisin konkursin e të marrin pëlqimin nga Ministria e Financave dhe pastaj, gjithë ata që janë me kontrata të transferohen vendime të përhershme”, tha Besar Durmishi.
Por i pyetur nëse Ministria e Financave ka mjete për këto vende pune sidomos kur shteti është në krizë, ministri Durmishi tha se ata veç më marrin rroga, ndërsa tendenca është kërkesë e BE-së në kuadër të agjendës reformuese.
“Ata të punësuar që janë të përkohshëm veçse, marrin paga por që të mund gjithë të punësuarit të bëjnë punën e tyre me dinjitet dhe të mos jenë të varur nga politika, është kërkesë edhe e BE në kuadër të agjendës reformuese dhe është nismë edhe kësaj qeverie, që të mund punëtori të bëj punën e tij dinjitet dhe të mos jetë i ndikuar nga politika siç ka ndodhur në të shkuarën”, deklaroi Durmishi.
Pjesa më e madhe të personave të punësuar që presin për vendimin që kontratat t’i kthehen në vendime të përhershme pune janë të punësuar mesatarisht para 10 viteve./Alsat/





























