Stuhia “Charls” pritet të godasë sonte Shqipërinë, meteorologia Lajda Porja zbulon zonat më të rrezikuara

Stuhia “Charls”, e cila goditi brigjet e Portugalisë me erëra të fuqishme dhe reshje intensive shiu, po zhvendoset drejt Ballkanit.

Meteorologët paralajmërojnë përkeqësim të ndjeshëm të kushteve të motit në Shqipëri, me reshje të dendura, erëra të forta dhe rrezik përmbytjesh, kryesisht në veri dhe veriperëndim të vendit.

Të lidhura

None found

Sipas parashikimeve, stuhia pritet të përfshijë gjatë natës dhe ditës së nesërme disa vende të Ballkanit, përfshirë Malin e Zi, Kroacinë, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

“Pritet që gjatë natës dhe nesër të udhëtojë drejt Ballkanit duke prekur Malin e Zi, Kroacinë, Shqipërinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut”, thuhet në parashikimin meteorologjik.

Në Shqipëri, reshjet më intensive pritet të përqendrohen në qarqet veriore dhe veriperëndimore, ndërsa përgjatë vijës bregdetare shqetësimi kryesor do të jetë era e fuqishme.

“Në Shkodër, Bajram Curri, Pukë, Lezhë, në këto zona përveç erës së fortë do të ketë reshje me intensitet të lartë ku ka zona që e kalojnë 100 milimetra shi që sot natën deri të dielën kur ndërpriten.

Nuk përjashtohet rreziku i përmbytjeve në veri dhe veriperëndim, por qendra dhe jugu do ketë më pak reshje, do jenë prezente, por me pak”, deklaroi meteorologia Lajda Porja për Abc News.


Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet