Shtëpia botuese Dukagjini hap thirrjen DUKËSHKENCË: fton nxënësit e klasave 1-9 të krijojnë projekte praktike shkencore

Me rastin e Ditës Botërore të Shkencës për Paqe dhe Zhvillim, që shënohet më 10 nëntor, shtëpia botuese “Dukagjini” ka hapur thirrjen DUKËSHKENCË përmes së cilës fton nxënësit e klasave 1-9 nga shkollat e Kosovës të eksplorojnë botën e shkencës përmes projekteve praktike dhe krijuese.

I konceptuar si projekt klasor, DUKËSHKENCË synon të nxisë kureshtjen, kreativitetin dhe zbatimin praktik të njohurive shkencore, duke u mundësuar nxënësve të hulumtojnë dukuri të ndryshme dhe të krijojnë projekte praktike që lidhen me jetën e përditshme. Pjesëmarrja organizohet në nivel klase, nën mentorimin e mësimdhënësit/es, ndërsa projektet duhet të dokumentohen përmes një videoje 1-3 minutëshe.

Klasat pjesëmarrëse do të kenë mundësi të fitojnë shpërblime për pasurimin e hapësirave mësimore, përfshirë sete eksperimentesh, tabela interaktive dhe materiale për këndet e leximit. Shpërblime të veçanta janë paraparë edhe për mësimdhënësit mentorë të klasave fituese, të cilët do të përfitojnë trofe dhe trajnim të licencuar me kredi.

Të interesuarit mund të gjejnë detajet për kategoritë pjesëmarrëse, temat e projekteve, kriteret e vlerësimit dhe udhëzimet teknike për aplikim në materialet informuese të bashkëngjitura.

Thirrja DUKËSHKENCË: https://www.facebook.com/share/p/1Q9Meuur72/

Udhëzimet teknike: https://www.facebook.com/share/p/1M8npkpEDr/

Aplikimi bëhet nga mësimdhënësi/ja mentor/e, duke dërguar dokumentacionin dhe videon e projektit në adresën elektronike: [email protected]. Videoja duhet të dërgohet përmes platformës Filemail: https://www.filemail.com/

Afati i fundit për aplikim është 10 dhjetor 2026, në orën 23:59.

Për informata shtesë dhe konsultime, mësimdhënësit mund të kontaktojnë ekipin e shtëpisë botuese “Dukagjini” në adresën elektronike [email protected] ose në numrin +383 49 750 012.

Përmes kësaj nisme, “Dukagjini” synon t’u ofrojë nxënësve mundësinë që shkencën ta përjetojnë përmes hulumtimit, eksperimentimit dhe krijimtarisë, duke dëshmuar se ajo është pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika