Apeli lë në fuqi pafajësinë për Izmir Sakicën, Samul Troshanin dhe Alind Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat
12/11/2026 14:47
Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samul Troshanin dhe Alind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkodrës për deklarimin e pafajshëm të tyre për veprën penale të “Armëmbajtje pa leje”.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se për dy veprat e tjera penale, Apeli ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, duke vendosur zbatimin e amnistisë.
Ata akuzohen për dhunimin në 2024 të Vladimir Bruçi pas një sherri për një vend parkimi.
Ndërkohë Prokuroria e Shkodrës kishte kërkuar dënimin e tre të pandehurve me 24 vite burg në total.
Top Channel