Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit

12 Nëntor 2026 | 16:24

Paketa e re fiskale dhe shpopullimi janë dy shqetësimet kryesore të bizneseve turistike në Razëm. Administratori i një biznesi hotelerie, Shirazi Kastrati, paralajmëron se ndryshimet e propozuara mund të rëndojnë ndjeshëm sektorin, i cili ka nevojë për lehtësira për të konkurruar me vendet e rajonit.

“Mendoj që në qoftë se paketa fiskale do të aprovohet, për biznesin e turizmit do të jetë përfundimisht shkatërrimtare. Të gjitha bizneset kanë lobuar për të ulur TVSH-në dhe kostot, sepse kjo është në ndihmë të biznesit.Shtetet rreth e rrotull nesh kanë politika shumë favorizuese dhe lehtësuese për sektorin e turizmit”, tha Shirazi Kastrati, Administrator biznesi në Razëm.

Një tjetër problem mbetet largimi i të rinjve, që sipas Kastratit po krijon vështirësi në sigurimin e punonjësve dhe rrezikon furnizimin e bizneseve me produkte vendase. Pasojat, sipas tij, do të bëhen edhe më të dukshme në vitet e ardhshme.

“Komplet pjesa e rinisë këtu ka larguar dhe kjo do të reflektohet edhe te prodhimi, produktet që do të marrim ne në vend, jo thjesht te krahu i punës, por edhe te produktet. Ku do ta marrim qumështin, ku do ta marrim mishin, ku do ta marrim pataten. Janë shumë produkte që na furnizon në zonë dhe mbas pak vitesh do të kemi problematika”, shtoi Kastrati.

Sipërmarrësit në Razëm kërkojnë më shumë mbështetje institucionale, investime në infrastrukturë dhe politika fiskale lehtësuese. Sipas tyre, frenimi i shpopullimit dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e sipërmarrjes janë thelbësore për të ardhmen e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Forumin për të ardhmen e Atlantikut të Veriut 2026, që zhvillohet në Oslo të Norvegjisë. Ky forum...
15:50 | 12/11/2026

Ervin Demo takon homologun italian Matteo Piantedosi: Polici më e përgatitur, më shumë siguri për qytetarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, është takuar me homologun e tij italian, Matteo Piantedosi. Nga ky takim mësohet se u diskutuan disa çështje...
15:46 | 12/11/2026

PD hap zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, afati për propozimet deri më 30 nëntor

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe Sekretari i...
15:41 | 12/11/2026