Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin në rastin e tjetërsimit të pronës publike

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë të caktojë 30 ditë paraburgim për M.B., i dyshuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas Prokurorisë, M.B. është arrestuar nën dyshimin se gjatë vitit 2023, kur ishte personi zyrtar përgjegjës për arkivin në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës, ka tejkaluar kompetencat dhe nuk i ka kryer detyrat që lidhen me verifikimin e autenticitetit të dokumentacionit arkivor.

Të lidhura

None found

Dyshohet se ai ka ndihmuar N.J., i cili aktualisht është në arrati, të përdorë dokumente publike të falsifikuara për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme të drejta pronësore. Prokuroria dyshon se, si pasojë e këtyre veprimeve, prona publike ka kaluar në mënyrë të kundërligjshme në emër dhe në posedim të N.J.

Gjatë hetimeve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të 48 parcelave pronësore, vlera e përgjithshme e të cilave dyshohet se arrin në miliona euro.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se do të vijojë angazhimin kundër kriminalitetit dhe korrupsionit në koordinim me Policinë e Kosovës.


Shtuar më 12.11.2026 16:38

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet