Trump: Nuk kemi nevojë për marrëveshje me Iranin, kemi paratë e tyre dhe kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit
Presidenti i SHBA, Donald Trump theksoi se nuk kanë nevojë për një marrëveshje me Iranin, duke deklaruar se kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit, një korridor jetik detar për transportin e naftës.
“Nuk kemi nevojë për një marrëveshje me Iranin. Ato ditë kanë kaluar prej kohësh. Ne kemi paratë e tyre, qindra miliarda dollarë, dhe kemi Ngushticën e tyre!”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.
Komenti erdhi pak ditë pasi republikanët pësuan humbje të mëdha në zgjedhjet e mesit të mandatit. JD Vance dhe republikanë të tjerë ia kanë atribuuar këto humbje luftës së Iranit, të cilën SHBA-të dhe Izraeli e filluan në fund të shkurtit. Trump theksoi gjithashtu se i ka kërkuar zëvendës presidentit JD Vance të fokusohet te korrupsioni dhe krimi që sipas tij po ndodh në shtetet e drejtuara nga demokratët.
“I kam kërkuar zëvendëspresidentit Vance që ta përqendrojë vëmendjen e tij të plotë dhe totale te korrupsioni dhe krimi masiv që po ndodh në qytetet dhe shtetet e drejtuara nga demokratët në të gjithë SHBA-në. Shtetet Blu, si Minesota, Kalifornia, Illinoisi dhe shumë të tjera, janë të gjitha katastrofa të keqdrejtuara dhe të korruptuara. Miliarda dollarë vidhen çdo muaj. Buxheti ynë mund të balancohet shpejt me korrigjimin e këtij aktiviteti kriminal në shkallë të gjerë.”, shtoi ai.




