Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së

12 Nëntor 2026 | 16:56

Mbetje mortore janë gjetur të enjten në një lokacion të dyshuar në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, i cili njoftoi se kërkimet në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër viteNdërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim me Institutin për Mjekësi Ligjore, Policinë e Kosovës – Sektorin për Hetimin e Personave të Zhdukur dhe Prokurorinë, përkatësisht Departamentin për Krime të Luftës.

Komisioni ka bërë të ditur se trajtimi i këtij lokacioni është rezultat edhe i bashkëpunimit rajonal, përfshirë komunikimet me institucionet kroate dhe bashkëpunimin me familjet e personave të zhdukur.

Identiteti i personave, të cilëve mund t’u përkasin mbetjet mortore, ende nuk është bërë i ditur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që ndodhen në Kosovë për protesta që po zhvillohen në Prishtinë dhe...
16:45 | 12/11/2026

Mungesa e deputetëve shtyn seancën e Kuvendit të Kosovës për nesër, Haxhiu: Nuk mund të pres deri në pafundësi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e ka shtyrë për të premten vazhdimin e seancës plenare për shkak të mungesës së deputetëve. Vetëm më...
14:48 | 12/11/2026

Kurti kërkon nga Irlanda mbështetje për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Irlandës për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi fillimisht duhet...
14:30 | 12/11/2026