Sport

Sonte Shqipëri-Finlandë, Maran pa surpriza me skemën dhe formacionin kuqezi: Kërkojmë golin që nga minuta e parë!

Në një ‘Air Albania’ pa asnjë vend bosh, kombëtarja shqiptare e futbollit luan sonte duke filluar nga ora 20:45 ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni në “Nations League”, përballë Finlandës.

Kuqezinjtë zbresin në fushë për tre pikët që mund t’i sigurojë vendin e parë në grupin 1 i Ligës C, që do ta ngjistë kombëtaren një ligë më lart dhe i jep një shans më shumë për Evropianin 2028.

Në sfidën që pritet edhe një ‘hakmarrje’ e vogël ndaj një kundërshtari që na mundi 2-1 në Helsinki, humbja e vetme në këto sezon, trajneri Rolando Maran duket se do t’i qëndrojë besnik skemës 3-4-2-1, e cila është alternativa e preferuar e tij.

Formacioni i mundshëm pritet të nisë me veteranin Berisha në portë,  ndërsa në mbrojtje, treshja përbëhet nga Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj.

Në mesfushë nuk ka supriza, me Hysajn dhe Pilo-n që luajnë në krah, ndërsa në qendër Asllani e Ramadani. Sulmi me tre,  Muçi dhe Qazim Laçi që do të mbështesin Rey Manajn. taliani Maran ka premtuar kërkimin e golit që nga minutat e parë.

“Ne do të futemi në fushë për të krijuar sa më shumë raste dhe për të shënuar. Këtë do ta bëjmë duke patur mendjen në prapavijë që të mos e pësojmë. Ndeshja kundër San Marinos ka vënë pak në pikëytje modelin tonë të lojës, por e rëndësishme është se skuadra është koshiente për atë që duhet të bëjmë dhe këtë duhet ta tregojmë në fushë ndaj Finlandës”, tha trajneri i kombëtares.

Pas fitores me shumë vështirësi 2-1 kundër San Marinos bënë përshtypje fjalët e kapitenit Berat Gjimshiti, i cili pohoi se ‘lojtarët nuk duhet të mendojnë për lavdinë personale, por për kombëtaren’.

Kur janë luajtur 4 ndeshje deri më tani, Shqipëria kryeson grupin me 9 pikë, e ndjekur nga Finlanda dhe Bjellorusia me nga 7 pikë e San Marino në fund me zero pikë. 3 ditë pas Finlandës kuqezinjtë përballen me Bjellorusinë në Hungari.

UEFA ka caktuar arbitra portugez për këtë sfidë, me kryesor Joao Pinheiro, i cili ka një karrierë të njohur ndërkombëtarisht.

Katër futbollistë nga 27 të ftuar nga trajneri Rolando Maran kanë përfunduar në tribunë për ndeshjen që Kombëtarja do të luajë sonte në Ligën e Kombeve kundër Finlandës. Katër lojtarët të cilët nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen e pestë në grup janë Samuele Sina, Ysni Ismaili, Feta Fetai dhe Klevi Qefalia.

Këta lojtarë ishin edhe më të sakrifikuarit në ndeshjet e shtatorit dhe tetorit, ndërsa mbrojtësi Ysni Ismaili ishte risia e këtij grumbullimi. Debutimi i tij ende duhet të presë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.