Reforma zgjedhore, PS fton PD-në në kompromis për ndryshimet urgjente para 30 nëntorit

Një ditë pas ultimatumit që Taulant Balla u drejtoi demokratëve për ligjin zgjedhor, Damian Gjiknuri ndryshoi ton. Bashkëkryetari socialist i Reformës Zgjedhore i ftoi ata të rikthehen në dialog.

“Koha është shumë e kufizuar dhe kompromisi do të jetë i vështirë, por ne mbetemi të gatshëm. Mundësia ekziston; duhet parë çfarë pakete do të paraqesin demokratët dhe nëse propozimet e tyre mund të zbatohen”, tha Gjiknuri për Top Channel.

Të lidhura

None found

Socialistët kërkojnë ndërhyrje të shpejta në Kodin Zgjedhor përpara zgjedhjeve lokale, në mënyrë që ai të pasqyrojë ndryshimet e hartës së re territoriale. Pa këto ndërhyrje, zgjedhjet e pranverës vihen në pikëpyetje. Mes çështjeve urgjente është shpërndarja e mandateve të këshilltarëve bashkiakë, pasi mungesa e ndryshimeve ngre pikëpyetje për legjitimitetin e zgjedhjeve.

Ndërsa reforma zgjedhore mbetet pezull, Sali Berisha ka kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor. Socialistët, nga ana tjetër, propozojnë një reformë kushtetuese që do të ulte edhe numrin e deputetëve në Kuvend.

“Ne i qëndrojmë propozimit për ndryshime kushtetuese në këtë çështje. Kompromisi kërkon lëshime nga të dyja palët. Nuk mund të kërkosh që pala tjetër të heqë dorë nga fitorja në tryezë për hir të një taktike elektorale”, u shpreh Gjiknuri.

Palët kanë kohë deri më 30 nëntor për të arritur një kompromis mbi reformën zgjedhore. Në atë datë përfundon mandati i komisionit të posaçëm.


Shtuar më 12.11.2026 17:11

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet