Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata

12 Nëntor 2026 | 17:27

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se vendi do të përfshihet nga reshje mesatare deri në shumë intensive në disa qarqe të vendit, gjatë pasdites së kësaj të enjte dhe ditës së nesërme, 13 nëntor.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë pasdites së 12 nëntorit, reshje mesatare deri lokalisht shumë intensive, të shoqëruara me shtrëngata, priten në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Ndërsa për ditën e nesërme, reshje intensive deri lokalisht shumë intensive parashikohen në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

AKMC paralajmëron se si pasojë e reshjeve mund të ketë grumbullime të përkohshme të ujit në disa zona urbane, ndërsa në zonat malore ekziston rreziku i vërshimeve të përrenjve dhe rrëshqitjeve të dherave.

Agjencia u ka kërkuar strukturave vendore të marrin masa parandaluese, të monitorojnë zonat me rrezik dhe të mbajnë në gatishmëri kapacitetet për ndërhyrje në rast nevoje.

Ndërkohë, qytetarëve u është bërë thirrje të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve, veçanërisht në zonat e ekspozuara ndaj rrezikut, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzimet në moshën e tretë, shkaku kryesor i paraqitjeve në urgjencë

Rrëzimet përbëjnë një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin e të moshuarve, ndërsa mundësia për t’u rrëzuar dhe ashpërsia e dëmtimeve rriten me kalimin e moshës....
16:33 | 12/11/2026

Fëmijët që kanë shkuar në park deri në moshën 11 vjeç kanë shëndet mendor më të mirë

Frekuentimi i parqeve mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin mendor dhe aftësitë sociale të fëmijëve gjatë rritjes. Sipas studiuesve të Universitetit të Exeter-it në Mbretërinë...
16:27 | 12/11/2026

Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit

Paketa e re fiskale dhe shpopullimi janë dy shqetësimet kryesore të bizneseve turistike në Razëm. Administratori i një biznesi hotelerie, Shirazi Kastrati, paralajmëron se ndryshimet...
16:24 | 12/11/2026