Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit

12 Nëntor 2026 | 17:37

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin mbrëmjen e 11 nëntorit, pas një seance që zgjati disa orë për të pandehurit e dosjes së zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme që akuzohen për tenderin e studimit dhe projektimit të disa komisariateve.

Nga 15 të pandehur, vetëm dy u dha përfundimisht dënim me 6 muaj burg, përkatësisht anëtarë të njësisë së prokurimit si Denisa Skënderaj dhe Elora Kokalari për shkelje të barazisë në tenderë. Zyrtarët e tjerë që akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tenderë, në përfundim u dënuan disa me punë në komunitet disa me një vit shërbim prove.

Trupa gjykuese që shpalli vendimin përbëhej nga Irena Gjoka relatore dhe anëtar Erion Bani dhe Etleva Deda ndërsa hetimet u kryen nga prokurorja Dorian Bejko.

Për këtë dosje çështja ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca është ndarë pasi ai kërkoi të gjykohej me procedurë të zakonshme. Tenderët për supervizimin e 4 komisariateve Vlorë, nr 4 në Tiranë, Pogradec dhe Mirditë kapnin një vlerë prej rreth 555 mijë euro, ku SPAK pretendon se janë kryer në shkelje të procedurave për të favorizuar njërën prej kompanive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se vendi do të përfshihet nga reshje mesatare deri në shumë intensive në disa qarqe të vendit, gjatë pasdites...
17:27 | 12/11/2026

Rrëzimet në moshën e tretë, shkaku kryesor i paraqitjeve në urgjencë

Rrëzimet përbëjnë një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin e të moshuarve, ndërsa mundësia për t’u rrëzuar dhe ashpërsia e dëmtimeve rriten me kalimin e moshës....
16:33 | 12/11/2026

Fëmijët që kanë shkuar në park deri në moshën 11 vjeç kanë shëndet mendor më të mirë

Frekuentimi i parqeve mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin mendor dhe aftësitë sociale të fëmijëve gjatë rritjes. Sipas studiuesve të Universitetit të Exeter-it në Mbretërinë...
16:27 | 12/11/2026