Një 78-vjeçare është përplasur nga një automjet pasditen e sotme në kryqëzimin e Rrilës, në Lezhë.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 17:15, ndërsa në timonin e makinës ndodhej një 30-vjeçar.
E moshuara ka marrë ndihmën e parë dhe është dërguar në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka nisur procedimin për drejtuesin e automjetit, ndërsa po vijon puna për përcaktimin e plotë të rrethanave të aksidentit.












