Bayern merr vendimin befasues për sezonin e ardhshëm në Champions League, tifozët mund të dalin kundër

12 Nëntor 2026
18:25
Telesport
back button

Bayern Munich mund të ketë një pamje krejtësisht të re në sezonin e ardhshëm në Champions League, përsa i përket fanellës së parë.

Sipas faqes së internetit Footy Headlines, ku janë publikuar fanellat, bavarezët do të veshin një fanellë të veçantë evropiane sezonin e ardhshëm, të destinuar për përdorim ekskluzivisht vetëm në Champions League.

E frymëzuar nga stili retro, fanella do të ketë ngjyrë rozë të pluhurosur (Dusty Pink), logon e Adidas si dhe shiritat blu të errët. Ky vendim i Bayern mund të zemërojë disa prej tifozëve të tyre, të cilat janë mësuar historikisht me fanellat e kuqe dhe ato bardhezi e zi për shumë vite.

Fanella e Bayern Munich për ndeshjet në shtëpi për këtë sezon është e kuqe dhe fanella e tyre jashtë fushe është e bardhë. Ata gjithashtu kanë luajtur me një fanellë të tretë vjollcë dhe një version me ngjyra të ndezura të Oktoberfest.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit