Protesta kundër qeverisë ”Rama 4” vijon pa ndërprerje edhe këtë të enjte, duke arritur në ditën e 166-të të saj. Studentë dhe qytetarë janë mbledhur sërish përpara godinës së Kryeministrisë, ku kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tubimi është pjesë e protestave të përditshme kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të vijuar qëndrimin e tyre deri në plotësimin e kërkesës kryesore.
Studentët kanë bërë të qartë se nuk janë të gatshëm të ulen në dialog me kryeministrin, duke këmbëngulur se largimi i tij i parevokueshëm nga detyra mbetet kërkesa e panegociueshme e protestës.