Inspektorati ndal punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë, zbulon shkelje të sigurisë në punë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati ndal punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë, zbulon shkelje të sigurisë në punë

    Insajderi
    12 November 2026 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë, pasi gjatë inspektimit ka konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

    Si rezultat i këtyre gjetjeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    Në njoftimin e tij, Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të zbatojnë masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark