Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:15 në kryqëzimin e Rrilës, në Lezhë ku një automjet ka përplasur një këmbësore rreth 78 vjeçe.
E moshuara ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është goditur nga automjeti me drejtues një 30-vjeçar. Ky i fundit e ka transportuar vetë në spital, ku pas ndihmës së parë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur drejt Spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:15, në kryqëzimin e Rrilës, Lezhë, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, shtetasen P. K., rreth 78 vjeçe.
Shtetasja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, ndaj drejtuesit të automjetit kanë nisur veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.








Komente
Komento