Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vdes gazetari italian që raportoi nga luftërat më të përgjakshme dhe shpëtoi një foshnjë gjatë rrethimit të Sarajevës

    Pas dhunës së përjetuar, Elton Tozaj rikthehet në emision. Kush është personazhi VIP që ka paguar para për të rrahur një femër?

    Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Vdes gazetari italian që raportoi nga luftërat më të përgjakshme dhe shpëtoi një foshnjë gjatë rrethimit të Sarajevës
    Botë

    Vdes gazetari italian që raportoi nga luftërat më të përgjakshme dhe shpëtoi një foshnjë gjatë rrethimit të Sarajevës

    November 12, 2026

    Gazetari i njohur italian dhe ish-korrespondenti i luftës për Mediaset, Toni Capuozzo, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare. Lajmi u bë i ditur këtë të enjte nga mediat italiane.

    Vdekja e tij vjen më pak se tre javë pasi, më 23 tetor, ai kishte bërë publik lajmin se vuante nga një tumor. Në një mesazh në rrjetet sociale, Capuozzo kishte treguar se do të përballej me sëmundjen me ndihmën e mjekëve dhe njerëzve të afërt.

    “E dua mjaftueshëm privatësinë dhe e konsideroj thashethemnajën për shëndetin mjaft të padurueshme, ndaj po e them pa hezitim: po, kam një tumor”, kishte shkruar ai.

    I lindur më 7 dhjetor 1948 në Palmanova, në provincën e Udines, Capuozzo e nisi karrierën si gazetar në vitin 1979. Në fillim të viteve ’90 iu bashkua grupit Mediaset, ku u bë një nga figurat e njohura të gazetarisë televizive italiane.

    Për më shumë se tri dekada ai raportoi nga disa prej konflikteve më të përgjakshme në botë, mes tyre luftërat në ish-Jugosllavi, Somali, Afganistan, Irak dhe Lindjen e Mesme. Gjatë rrethimit të Sarajevës, ai ndihmoi të nxirrte nga zona e luftës një foshnjë tetë muajshe, Kemalin, të cilin më pas e strehoi për pesë vjet në familjen e tij.

    Capuozzo ka qenë zëvendësdrejtor i TG5 deri në vitin 2013, ndërsa nga viti 2000 deri në vitin 2017 drejtoi emisionin investigativ dhe të aktualitetit “Terra!”. Ai realizoi gjithashtu dokumentarë dhe speciale televizive për ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, duke lënë gjurmë në gazetarinë italiane.

    gazetari italian
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vdes gazetari italian që raportoi nga luftërat më të përgjakshme dhe shpëtoi një foshnjë gjatë rrethimit të Sarajevës

    November 12, 2026

    Pas dhunës së përjetuar, Elton Tozaj rikthehet në emision. Kush është personazhi VIP që ka paguar para për të rrahur një femër?

    November 12, 2026

    Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

    November 12, 2026

    Tronditet Nvidia, jep dorëheqjen Jensen Huang pas skandalit me marrëdhëniet jashtëmartesore

    November 12, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.