Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të enjte, duke shënuar ditën e 166-të të revoltës.
Studentë dhe qytetarë janë mbledhur përpara Kryeministrisë, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tubimi zhvillohet në kuadër të protestave të përditshme kundër qeverisë.
Gjatë protestës, studentët kanë ritheksuar se nuk pranojnë dialog me kreun e qeverisë dhe kërkojnë largimin e tij të parevokueshëm nga detyra.