Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë, pasi gjatë inspektimit ka konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.


Institucioni nuk ka bërë të ditur lokacionin e saktë të objektit apo natyrën e parregullsive të konstatuara.

Me këtë rast, Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të zbatojnë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendet e punës.