Meta akuzon Yuri Kim dhe Charles McGonigal për ndikim në hetimin e SPAK-ut; Kryemadhi mbështet pretendimet e tij

Ilir Meta, ish-presidenti që ndodhet në paraburgim për tre akuza, përsëriti në gjyq pretendimin se hetimi i SPAK-ut ndaj tij është ndikuar nga Charles McGonigal dhe Yuri Kim. Ai e cilësoi ish-ambasadoren amerikane armike të përbetuar të Shqipërisë dhe në shërbim të Serbisë.

Meta tha gjithashtu se, kur ishte president, pesë përfaqësues ambasadash e kishin kërcënuar që të mos dekretonte Marsida Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, por Arta Vorpsin, emri tjetër në konflikt në atë kohë.

Të lidhura

None found

Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e tij dhe pjesë e së njëjtës dosje, e mbështeti këtë pretendim, ndonëse Meta iu referua asaj me fjalën “zonja”. Sipas Kryemadhit, kërcënimi ishte i njëanshëm dhe u bë përmes instrumenteve të ambasadave që vepronin në Shqipëri. Ajo tha se e kishte informuar Departamentin e Shtetit për këtë mesazh.

Gjatë ditës, Kryemadhi përfundoi parashtrimet që i kishte nisur në korrik dhe i kishte paraqitur personalisht. Ajo kundërshtoi provat lidhur me lobimin me G.S.I.S. dhe kërkoi ekspertim financiar të dokumenteve.

Nga ana e tij, Meta kërkoi që vendimi për shpalljen fajtor dhe dënimin e Kastriot Ismailajt të pranohej si provë e re, si dhe të merreshin dëshmi të tjera në Departamentin e Drejtësisë.

Tedi Blushi deklaroi se ndaj Metës nuk ka prova apo fakte penale dhe se nuk është sekuestruar asnjë qindarkë e paligjshme ose asnjë metër katror pasuri. Sipas tij, procesi është politik, i diktuar nga Edi Rama, i cili e mban qëllimisht Metën në paraburgim dhe në kushte persekutimi politik.

Seanca e ardhshme është caktuar më 26 nëntor. Atëherë SPAK-u do të paraqesë kundërshtimet e tij dhe do të vendoset nëse gjykimi do të vijojë me administrimin e provave shkresore apo me thirrjen e dëshmitarëve.


Shtuar më 12.11.2026 19:12

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet