• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

AGSH reagon për gjuhën e Berishës ndaj Klodiana Lalës: Gazetarët nuk janë objekt sulmesh personale

by Lajm Lajm
November 12, 2026
in Aktualitet, Kryesore
AGSH reagon për gjuhën e Berishës ndaj Klodiana Lalës: Gazetarët nuk janë objekt sulmesh personale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas përplasjes verbale mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe gazetares Klodiana Lala, e ndodhur këtë të enjte jashtë ambienteve të SPAK.

 

Përmes një deklarate publike, AGSH dënon gjuhën denigruese të përdorur nga kryedemokrati ndaj gazetares, pas pyetjeve që kjo e fundit i drejtoi lidhur me kallëzimin për gjyqtaren Irena Gjoka.

 

Gjatë komunikimit me mediat, Berisha reagoi ashpër ndaj Lalës, duke e akuzuar se hiqet si informatore dhe duke vënë në pikëpyetje burimet e saj të informacionit. Pavarësisht se gazetarja i kujtoi se detyra e saj është të informojë publikun, kreu i PD-së vijoi me komentet personale, duke e cilësuar atë si person të keqpërdorur.

 

AGSH thekson se kundërshtimi i raportimeve mediatike nuk mund të përdoret si justifikim për sulme personale apo për diskreditimin e gazetarëve. Sipas Asociacionit, deklarata të tilla, veçanërisht kur vijnë nga figura të larta politike, rrezikojnë të nxisin armiqësi ndaj medias dhe të krijojnë klimë frikësuese për ushtrimin e profesionit.

 

Në përfundim, AGSH shpreh solidaritet të plotë me Klodiana Lalën dhe i kërkon Sali Berishës të tërheqë deklaratat e tij dhe të kërkojë falje.

Reagimi i AGSH:

 

AGSH dënon gjuhën denigruese të Sali Berishës ndaj gazetares Klodiana Lala

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin dhe dënon gjuhën denigruese të përdorur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj gazetares Klodiana Lala.

 

Deklaratat e Berishës, përbëjnë sulme personale që cenojnë dinjitetin profesional të gazetares dhe nuk kontribuojnë në një debat publik të përgjegjshëm.

AGSH thekson se gazetarët nuk mund dhe nuk duhet të bëhen objekt i sulmeve personale, etiketimit apo diskreditimit publik për shkak të pyetjeve që shtrojnë, informacioneve që publikojnë apo mënyrës se si ushtrojnë profesionin e tyre.

 

Çdo politikan, përfshirë drejtuesit e opozitës, ka të drejtën të kundërshtojë raportimet mediatike, të kritikojë përmbajtjen e tyre dhe të kërkojë korrigjimin e pasaktësive. Megjithatë, kjo e drejtë nuk mund të shndërrohet në një instrument për të sulmuar personalisht gazetarët apo për të vënë në dyshim integritetin e tyre profesional përmes akuzave të pambështetura në fakte.

 

AGSH vlerëson se një gjuhë e tillë, veçanërisht kur përdoret nga figura me ndikim të lartë politik, rrezikon të nxisë armiqësi ndaj gazetarëve, të minojë besimin publik te media dhe të krijojë një klimë frikësuese për ushtrimin e lirë të profesionit.

 

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh solidaritetin e plotë me gazetaren Klodiana Lala dhe u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve politikë, pa dallim, të respektojnë dinjitetin dhe pavarësinë e gazetarëve.

Me i bëjmë thirrje kreut të PD të tërhiqet nga këto deklarata dhe të kërkojë falje.

Tags: AGSH gazetare klodiana lala Sali Berisha
Previous Post

Rriten sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të paguani për naftën dhe benzinën

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

AGSH reagon për gjuhën e Berishës ndaj Klodiana Lalës: Gazetarët nuk janë objekt sulmesh personale

AGSH reagon për gjuhën e Berishës ndaj Klodiana Lalës: Gazetarët nuk janë objekt sulmesh personale

November 12, 2026
Rriten sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të paguani për naftën dhe benzinën

Rriten sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të paguani për naftën dhe benzinën

November 12, 2026
Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

November 12, 2026
Paralajmërohen reshje shiu intensive, ja qytetet më të rrezikuar

Paralajmërohen reshje shiu intensive, ja qytetet më të rrezikuar

November 12, 2026
Paketa Fiskale 2027/ Bizneset kërkojnë shtyrje, paralajmërojnë humbje pune, rritje çmimesh dhe faliment

Paketa Fiskale 2027/ Bizneset kërkojnë shtyrje, paralajmërojnë humbje pune, rritje çmimesh dhe faliment

November 12, 2026
Shpronësimet në Currila, Bashkia Durrës i vlerëson pronat si “ara” dhe “ullishte”!

Shpronësimet në Currila, Bashkia Durrës i vlerëson pronat si “ara” dhe “ullishte”!

November 12, 2026
Zjarr pranë paraburgimit në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat pranë

Zjarr pranë paraburgimit në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat pranë

November 12, 2026
Apeli konfirmon pafajësinë për tre të akuzuarit si “ushtarë” të Bajrave (Emrat)

Apeli konfirmon pafajësinë për tre të akuzuarit si “ushtarë” të Bajrave (Emrat)

November 12, 2026
Prokuroria lëshon 5 urdhëarreste në Fier! Në pranga zyrtarë të lartë, noterja dhe dy punonjëse të Kadastrës

Prokuroria lëshon 5 urdhëarreste në Fier! Në pranga zyrtarë të lartë, noterja dhe dy punonjëse të Kadastrës

November 12, 2026
Prokurorja harron në burg të arrestuarin, KLP dhe ILD i ulin pagën 10%

Prokurorja harron në burg të arrestuarin, KLP dhe ILD i ulin pagën 10%

November 12, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në 2005-ën/ SPAK kërkon nga 25 vite burg për Shullazin, Lulzim Berishën dhe 4 të tjerët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL