Zhvillimi I protestave në Shqipëri ka rritur pasiguritë në ekonominë vendase. Kështu është shprehur banka e shqipërisë në raportin e fundit të politikës monetare e cila vlerëson se si zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet sociale në vend kanë shtuar edhe rreziqet për inflacionin si dhe luhatjen e besimit të konsumatorëve dhe bizneseve. “Zhvillimet në vend meritojnë vëmendjen e duhur. Tensionet sociale mund të shoqërohen me rritje të pasigurisë e cila mund të ndikojë në frenimin e konsumit të investimeve dhe aktivitetit turistik.”