Ndryshimet në paketën Fiskale 2027 kanë sjellë kundërshtimet nga bizneset edhe në komisione të cilët kërkojnë rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit. Gjatë gjithë ditës së sotme përfaqësues të dhomave të tregtisë, industrisë prodhuese, eksportuesve, turizmit, transportit, profesionistëve të lirë dhe grupeve të tjera të interesit paraqitën në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat kundërshtimet e tyre dhe pasojat që mund të sjellin ndryshimet fiskale që parashikohen të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2027. Nga ruajtja e normave ekzistuese tek shtyrja e zbatimit të ndryshimeve apo vendosja e një kalendari graudal ishin disa nga propozimet e bizneseve. Sinkron Sinkrone Dhomat e tregtisë kërkojnë rishikim dhe shtyrje të masave fiskale Kontabilistët: Dividendi të mos ndryshojë deri në 2029, pragu i TVSH-së të ulet gradualisht NAREA: Super-taksa për shtëpitë bosh do të godasë diasporën Transporti publik: TVSH-ja 21% do të rrisë çmimin e biletave