Belgjika ka triumfuar 2-1 në transfertë ndaj Turqisë, në një ndeshje spektakolare të Ligës së Kombeve. Pavarësisht avantazhit të vendasve me një gol fantastik të Arda Guler, belgët reaguan shpejt duke përmbysur rezultatin që në pjesën e parë.
Turqia e nisi mirë takimin, duke treguar dëshirë për të impresionuar trajnerin e ri Sergen Yalcin, i emëruar në krye të skuadrës muajin e kaluar.
Në minutën e 20-të, Arda Guler zhbllokoi rezultatin me një goditje të jashtëzakonshme dënimi. Pas një faulli të Nicolas Raskin në hyrje të zonës, talenti i Real Madridit dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Senne Lammens.
Megjithatë, avantazhi turk zgjati vetëm shtatë minuta. Jeremy Doku bëri një aksion të shkëlqyer në krahun e majtë, duke kaluar lehtësisht kundërshtarin dhe duke shërbyer për Kevin De Bruyne, i cili me një goditje të parë dërgoi topin në rrjetë për 1-1.
Përmbysja e belgëve u kompletua në minutën e 30-të. Pas një aksioni të Diego Moreiras, portieri Ugurcan Cakir fillimisht arriti të ndalonte goditjen e tij, por Maxim De Cuyper shërbeu për Charles De Ketelaere, i cili nuk gaboi përballë portës.
Në pjesën e dytë, Belgjika pati mundësi të tjera për të thelluar avantazhin, me De Bruyne dhe Doku që rrezikuan vazhdimisht. Nga ana tjetër, Turqia tentoi të rikthehej në lojë, por Lammens u tregua vendimtar, duke ndalur goditjet e Baris Yilmaz dhe Deniz Gul.
Në fund, rezultati mbeti 2-1 për Belgjikën, e cila merr tri pikë të rëndësishme dhe ngjitet në vendin e dytë, duke kaluar Italinë përpara përballjes së kësaj të fundit me Francën.
Për Turqinë, kjo ishte humbja e pestë radhazi, ndërsa skuadra e Sergen Yalcin e mbyll grupin në vendin e fundit.
© SYRI.net
Italia-Francë, publikohen formacionet zyrtare: Barella titullar, vëllezërit Esposito në sulm
Zbardhet formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Finlandës, Maran bën disa ndryshime
Mbappé dhe yjet e futbollit, arma e markave të reja për të sfiduar gjigantët si Nike dhe AdidasBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: