Në COP31, Pacolli i paraqet përfaqësuesit të UNEP FI Portofolin e Investimeve të Gjelbra të Kosovës

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, është takuar gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31) me Eric Usher, udhëheqësin e Iniciativës Financiare të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP FI), shkruan “Bota sot”.

Në një postim në Facebook, Pacolli bëri të ditur se i kishte paraqitur Usherit punën e ministrisë për ndryshimet klimatike dhe përparësitë kryesore të Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas ministres, Kosova ende nuk ka qasje në fondet klimatike të Kombeve të Bashkuara. Ajo vlerësoi se bashkëpunimi me UNEP FI mund të ndihmojë në sigurimin e financimit nga sektori privat dhe në përfshirjen e praktikave të qëndrueshme në sistemin financiar të vendit.

Pacolli njoftoi gjithashtu se gjatë takimit prezantoi Portofolin e Investimeve të Gjelbra të Kosovës, me projekte konkrete për menaxhimin e mbeturinave dhe të ujërave, si edhe për mbrojtjen e natyrës. Ajo theksoi angazhimin për të tërhequr investime të qëndrueshme dhe për të krijuar partneritete strategjike.


Shtuar më 12.11.2026 20:06

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet