Dhunoi brutalisht të dashurën, e kërcënonte me vdekje dhe e la me dëmtime në tru, gangsteri “Mr Big” dënohet me gati 5 vite burg Mijëra përdorues në mbarë botën janë përballur me probleme në përdorimin e shërbimeve të Microsoft, pas një ndërprerjeje që preku platformat Outlook, Microsoft 365 dhe Teams.
Problemet zgjatën për më shumë se një orë dhe u raportuan në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Italinë.
Sipas faqes së monitorimit të ndërprerjeve të shërbimeve online, Downdetector, rreth orës 18:00, sipas orës lokale italiane, ishin regjistruar mbi 130 mijë raportime për probleme me Outlook vetëm në Shtetet e Bashkuara.
Numri i përdoruesve të prekur mund të jetë edhe më i madh, pasi raportimet vazhdonin të shtoheshin. Downdetector regjistroi gjithashtu mbi 46 mijë ankesa për probleme me Microsoft 365 dhe rreth 3 mijë raportime nga përdorues që nuk arrinin të përdornin Teams.
Kompania amerikane ka konfirmuar se ka marrë raportime nga përdoruesit për vështirësi në aksesimin e postës elektronike përmes shërbimit Exchange Online.
“Po shqyrtojmë raportimet e përdoruesve që po hasin probleme në aksesimin e kutive të tyre postare në Exchange Online, përmes mënyrave të ndryshme të lidhjes, në kontinentin amerikan”, deklaroi Microsoft në mesazh të publikuar në rrjetin social X.
Kompania bëri të ditur se ka nisur verifikimet për të identifikuar shkakun e ndërprerjes, por deri në momentin e raportimit nuk kishte dhënë detaje të mëtejshme. Më herët, Microsoft kishte njoftuar se kishte zgjidhur një ndërprerje të shërbimit Teams që kishte prekur përdoruesit në Amerikën e Veriut.
Kompania kishte deklaruar se ky problem ishte kapërcyer plotësisht, por më pas paralajmëroi se ndërprerja mund të kishte ndikuar edhe në lidhjen me shërbimet e Microsoft 365 në rajone të tjera.
Sipas NBC Chicago, kompania kishte konfirmuar gjithashtu raportimet për vështirësi në aksesimin e postës elektronike Exchange Online përmes metodave të ndryshme të lidhjes në kontinentin amerikan. Për momentin, shkaku teknik i ndërprerjes dhe numri i saktë i përdoruesve të prekur nuk janë bërë të ditur.
Top Channel