Belgjika përmbys Turqinë në pjesën e parë dhe merr tri pikë në Ligën e Kombeve - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Belgjika përmbys Turqinë në pjesën e parë dhe merr tri pikë në Ligën e Kombeve

    Insajderi
    12 November 2026 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Belgjikës ka marrë tri pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, pasi ka triumfuar 1:2 në udhëtim ndaj Turqisë, në një ndeshje ku arriti ta përmbysë rezultatin që në pjesën e parë.

    Ishin turqit ata që kaluan të parët në epërsi. Ylli i Real Madridit, Arda Güler, shënoi në minutën e 20-të për 1:0.

    Megjithatë, belgët reaguan shpejt. Kevin De Bruyne barazoi rezultatin në minutën e 27-të, ndërsa vetëm tri minuta më vonë, Charles De Ketelaere realizoi golin e përmbysjes për 1:2.

    Kështu, Belgjika arriti ta përmbysë rezultatin brenda pjesës së parë dhe në pushim shkoi me epërsi.

    Në 45 minutat e dyta, Turqia u përpoq të rikthehej në lojë, por belgët u treguan të kujdesshëm dhe arritën ta ruajnë avantazhin deri në vërshëllimën e fundit.

    Me këtë fitore, Belgjika arkëton tri pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, ndërsa Turqia mbetet pa pikë në këtë përballje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark