LIVE Minutë pas minute · Sport
NATIONS LEAGUE/ Ernest Muçi shënon një perlë, zhbllokon rezultatin për kuqezinjtë

Shqipëri – Finlandë 1-0
Minuta 35 – Ernest Muçi shënon një super gol.
Minuta 32′ – Kristjan Asllani bën një super gjuajtje nga distanca por edhe më e bukur pritja nga portieri finlandez.
Minuta 24′ – Finlandezët shfaqen rrezikshëm por topi përplaset në trupin e Mitajt.
Minuta 21′ – Ernest Muçi gjuan nga distanca por pret portieri finlandez.
Po luhet minuta e 15′, Shqipëria po ruan kontrollin e lojës por ende pa cënuar seriozisht portën kundërshtare.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë:
Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Hysaj, Asllani, Ramadani, Pilo, Muçi, Laçi, Manaj.
Kjo faqe përditësohet vetë sa herë redaksia shton një zhvillim.




