Ndërpritet shërbimi i Microsoft në mbarë botën, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365, mijëra përdorues të prekur Një ngjarje tragjike ka tronditur Britaninë e Madhe, ku një nënë 47-vjeçare e dy fëmijëve humbi jetën pasi u godit me thikë në zemër, ndërsa po përpiqej të shkonte vetë me makinë drejt spitalit për të shpëtuar jetën.
Eleanor Barnfield, punonjëse e një shoqate strehimi dhe nënë e dy fëmijëve, u gjet e plagosur rëndë brenda automjetit të saj më 19 tetor në Bridgend.
Sipas raportimit të gazetës britanike Daily Mail, gruaja ishte sulmuar me thikë gjatë kohës që ndodhej në punë, në kompleksin e banimit Ger-Y-Nant, ku jetojnë pensionistë.
Pas sulmit, 47-vjeçarja tentoi të drejtohej vetë drejt Spitalit Princesha e Uellsit, që ndodhej rreth 2.4 kilometra larg. Por ajo arriti të përshkonte vetëm rreth 275 metra, përpara se të humbiste kontrollin e automjetit dhe të përplasej me një mur.
Sipas të dhënave të paraqitura në seancë, shkaku paraprak i vdekjes së Eleanor Barnfield ishte një plagë me thikë, e cila kishte prekur zemrën.
Ajo u gjet nga ekipet e emergjencës me një plagë të rëndë në gjoks dhe u transportua në spital, ku më vonë ndërroi jetë.
Për vrasjen e dyshuar është akuzuar Clifford Foster, 61 vjeç, banor i kompleksit Ger-Y-Nant. Ai është paraqitur në gjykatë dhe është lënë në paraburgim, ndërsa seanca e radhës për pranimin e fajësisë dhe përgatitjen e gjykimit është caktuar më 23 nëntor.
Familjarët e Eleanor e kanë përshkruar atë si nënën më të dashur dhe një nga njerëzit më të guximshëm në botë. Në një mesazh prekës, ata thanë se ajo ishte shtylla e familjes dhe se humbja e saj do të ndihet përgjithmonë nga të afërmit dhe miqtë.
“Ishte gjithçka për ne”, janë shprehur familjarët.
Ndërkohë, pas ngjarjes pati edhe pretendime se gruaja kishte pritur për orë të tëra për mbërritjen e ambulancës, përpara se të vendoste të shkonte vetë në spital.
Megjithatë, Shërbimi i Ambulancës së Uellsit i ka mohuar këto pretendime. Sipas institucionit, ekipet e emergjencës u njoftuan në orën 12:44 dhe njësia e parë mbërriti në vendngjarje vetëm shtatë minuta më vonë.
Hetimi për vdekjen e 47-vjeçares është shtyrë nga mjekja ligjore Rachel Knight deri në përfundimin e procedurave penale.
Top Channel