Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Adrian Gashi, ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale situatën e rëndë me mbeturinat në një prej zonave qendrore të qytetit.
Vetëm 100 metra larg ish-Rajonit të Policisë, mbeturinat kanë pushtuar hapësirën publike, duke penguar lëvizjen e qytetarëve dhe duke krijuar shqetësime për higjienën.
Gashi ngre pikëpyetje mbi punën e Bashkisë Durrës dhe mënyrën se si përdoren fondet e pastrimit, ndërsa thekson se qytetarët paguajnë taksa dhe tarifa për një shërbim që nuk po marrin. Ai kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të bashkisë për pastrimin e zonës.
Postimi i plotë:
100 metra larg ish-Rajonit të Policisë, mbeturinat në mes të rrugës! Kur do të ndërhyjë Bashkia Durrës?!
Në zemër të Durrësit, mbeturinat kanë zënë hapësirat publike, duke penguar lëvizjen e qytetarëve dhe duke krijuar shqetësime për higjienën dhe shëndetin publik.
Qytetarët paguajnë taksa dhe tarifa për pastrimin, por çfarë shërbimi marrin në këmbim?!
Pastrimi i qytetit është detyrim i Bashkisë, jo luks për qytetarët! Ku shkojnë fondet e pastrimit, kur mbeturinat vazhdojnë të mbeten në rrugë?!
© SYRI.net