Britani, nëna e dy fëmijëve u godit me thikë në zemër dhe tentoi të shkonte me makinë në spital

Eleanor Barnfield, 47 vjeç, nënë e dy fëmijëve, humbi jetën në Britaninë e Madhe pasi u godit me thikë në zemër. Pas sulmit, ajo u përpoq të shkonte vetë me makinë në spital.

Barnfield punonte për një shoqatë strehimi. Më 19 tetor, ajo u gjet e plagosur rëndë brenda automjetit të saj në Bridgend.

Të lidhura

None found

Sipas gazetës britanike Daily Mail, sulmi ndodhi ndërsa ajo ishte në punë në Ger-Y-Nant, një kompleks banimi për pensionistë.

Pas plagosjes, 47-vjeçarja u nis drejt Spitalit Princesha e Uellsit, rreth 2.4 kilometra larg. Ajo përshkoi afërsisht 275 metra përpara se të humbiste kontrollin e makinës dhe të përplasej me një mur.

Ekipet e emergjencës e gjetën me një plagë të rëndë në gjoks dhe e dërguan në spital, ku ajo ndërroi jetë më vonë. Të dhënat e paraqitura në seancë tregojnë se shkaku paraprak i vdekjes ishte një plagë me thikë që kishte prekur zemrën.

Për vrasjen e dyshuar është akuzuar Clifford Foster, 61 vjeç, banor i kompleksit Ger-Y-Nant. Ai është paraqitur në gjykatë dhe është lënë në paraburgim. Seanca e radhës, për pranimin e fajësisë dhe përgatitjen e gjykimit, është caktuar më 23 nëntor.

Familjarët e përshkruan Eleanor si nënën më të dashur dhe një nga njerëzit më të guximshëm në botë. Ata thanë se ajo ishte shtylla e familjes dhe se mungesa e saj do të ndihet përgjithmonë nga të afërmit dhe miqtë. “Ishte gjithçka për ne”, u shprehën familjarët.

Pas ngjarjes u ngritën pretendime se Barnfield kishte pritur me orë të tëra ambulancën përpara se të vendoste të nisej vetë për në spital. Shërbimi i Ambulancës së Uellsit i mohoi këto pretendime, duke thënë se ekipet u njoftuan në orën 12:44 dhe njësia e parë mbërriti në vendngjarje shtatë minuta më pas.

Mjekja ligjore Rachel Knight e ka shtyrë hetimin për vdekjen e 47-vjeçares deri në përfundim të procedurave penale.


Shtuar më 12.11.2026 21:01

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet