Hoxhaj në forumin në Irak: Kosova u ndërtua me mbështetjen amerikane dhe evropiane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj në forumin në Irak: Kosova u ndërtua me mbështetjen amerikane dhe evropiane

    Insajderi
    12 November 2026 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka prezantuar përvojën e shtetndërtimit të Kosovës në kuadër të “Slemani Strategic Forum”, të organizuar nga Qeveria e Rajonit të Kurdistanit të Irakut.

    Gjatë fjalës së tij në forum, Hoxhaj ka folur për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në ndërtimin e Kosovës së pavarur.

    “Kosova është model i shtetndërtimit me mbështetje amerikane dhe evropiane”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, ku ka publikuar edhe një pjesë të fjalimit të tij në këtë forum.

    Deputeti i PDK-së ka theksuar se politika e jashtme e një vendi nis me fqinjët, ndërsa bashkëpunimin rajonal e ka cilësuar si domosdoshmëri ekonomike.

    Gjatë ditës së sotme, në margjinat e forumit në Slemani, Hoxhaj është takuar me Kiril Petkovin, ish-kryeministër të Bullgarisë, si dhe me Ali Babacanin, ish-zëvendëskryeministër dhe ish-ministër të Jashtëm të Turqisë.

    Para pjesëmarrjes në forumin e Slemanit, Hoxhaj kishte qenë folës në Konferencën e Sigurisë në Berlin, ndërsa kishte marrë pjesë edhe në Samitin e Aleancës Ndërparlamentare për Kinën (IPAC) në Hagë, në cilësinë e anëtarit të kësaj aleance.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark