FSHF-ja nderon Armando Sadikun, tifozët e duartrokasin
Armando Sadiku është nderuar nga Federata Shqiptare e Futbollit para ndeshjes Shqipëri – Finlandë, në një ceremoni të veçantë lamtumire nga Kombëtarja kuqezi.
Sulmuesi shqiptar, i cili përfaqësoi Shqipërinë nga viti 2012 deri në vitin 2023, regjistroi gjithsej 39 paraqitje me fanellën kuqezi, duke realizuar 12 gola.
Megjithatë, emri i Sadikut do të mbetet përjetësisht i lidhur me Kampionatin Evropian të vitit 2016, ku shkroi historinë me golin e shënuar ndaj Rumanisë.
Thank you for everything Armando Sadiku! ❤️ Forever in our memories!! ♾️🇦🇱(@SejatllariK 🎥) https://t.co/YFUbuHvfhl
— Kuq e Zi 🇦🇱 (@KuqeZiFootball) November 12, 2026
Ai realizoi golin që i dhuroi Shqipërisë fitoren e parë në një fazë finale të Kampionatit Evropian, një moment historik që mbetet ndër më të veçantët në historinë e futbollit shqiptar.
“Për fat të keq dëmtimet më kanë lënë mbrapa. Po të kisha më shumë ndeshje do kisha shënuar më shumë. Goli që shënova kundër Rumanisë në Evropian, por ka pasur dhe natë të paharrueshme kundër Izraelit dhe kundër Turqisë. Janë dy golat kundër Izraelit dhe dy golat kundër Turqisë".

"Të tre ndeshjet që kam luajtur në Francë. Ndeshja kundër Francës, kundër Zvicrës dhe kundër Rumanisë, që shënova edhe gol".
"Unë e kam përjetuar vetë dhe kur e vishja fanellën e ekipit kombëtar më rrëqethej mishi dhe jepja gjithmonë maksimumin, dhe besoj që edhe çunat që veshin këtë uniformen ndjejnë këtë gjë që kam ndjerë dhe unë”, tha ai.

Për kontributin e dhënë ndër vite, Sadiku mori duartrokitjet e tifozëve kuqezi në stadiumin “Air Albania”, në një përshëndetje simbolike për karrierën e tij me Kombëtaren./Telegrafi/


































