Ka nisur në “Arenën Kombëtare” përballja mes Shqipërisë dhe Finlandës, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kërkojnë një rezultat pozitiv në këtë sfidë të rëndësishme për garën në Grupin C1, pas humbjes në ndeshjen e parë në transfertë.
Shqipëria e ka nisur vrullshëm takimin dhe ka krijuar menjëherë mundësinë e parë për shënim. Qazim Laçi shpërdoroi një rast të mirë që në minutën e parë, ndërsa në minutën e gjashtë Kristjan Asllani provoi me një goditje nga distanca, por topi përfundoi mbi traversë.
Rezultati live: Shqipëri – Finlandë 0-0
Minutë pas minute
6’ Shqipëria e nis me ritëm të lartë. Laçi humbet një mundësi të mirë që në minutën e parë, ndërsa Asllani provon nga distanca, por topi kalon mbi traversë.
1’ Nis ndeshja në “Arenën Kombëtare”. Kuqezinjtë përballen me rivalin direkt dhe kërkojnë revanshin pas humbjes në transfertë.

