Shqipëria ka gjetur edhe golin e dytë në përballjen ndaj Finlandës, falë sulmuesit Rey Manaj, i cili shënoi për 2-0.

Në minutën e 50-të, sulmuesi lushnjar u tregua i saktë para portës kundërshtare, duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur me kokë pas aksionit të kuqezinjve.


Manaj rikthehet kështu te goli me fanellën e Kombëtares, duke e çuar rezultatin në 2-0 dhe duke i dhënë Shqipërisë një epërsi të rëndësishme në këtë përballje.


Kujtojmë se golin e parë për kuqezinjtë e kishte shënuar Muçi në minutën e 35-të.

Shqipëria vazhdon kështu të kontrollojë rezultatin ndaj Finlandës, në një ndeshje me rëndësi për objektivat e saj në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore