Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas thirrjeve kundër kryeministrit Edi Rama në stadiumin “Air Albania”, gjatë ndeshjes Shqipëri-Finlandë.

Në një video të publikuar në Facebook, Salianji ka treguar momentin kur një pjesë e tifozëve në stadium këndojnë në kor “Rama jep dorëheqjen”, duke e shoqëruar pamjen me një mesazh të fortë kundër kreut të qeverisë.

“Rama ik, Rama jep dorëheqjen, oshëtin stadiumi! Autokrati është i papranueshëm, fundi i tij është si i çdo tirani!”, shkruan Salianji.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: