Liga e Kombeve: Spanja dhe Anglia nuk lënë vend për surpriza, kryejnë me sukses misionin (video)

12 Nëntor 2026
22:44
Telesport
back button

Në dy ndeshjet e tjera nuk pati vend për surpriza. Anglia fitoi 2-1 ndaj Kroacisë. Spanja fitoi 0-2 në transfertë ndaj Rep. Çeke.

Në mitikun “Wembley” sfida u zhbllokua në minutën e 24-të, ku pas një krosimi të bukur të Harry Kane brenda në zonë dhe asistit të Jude Bellingham, ishte Morgan Rogers që dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Anglinë.

Në minutën e 59-të, Kroacia barazon shifrat me Petar Sucic, i cili shënoi pas një krosimi në zonë nga goditja e dënimit dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes angleze.

Në minutën e 64-të, Anglia rigjen avantazhin me Harry Kane, i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit ndaj Jarell Quansah brenda në zonë. Rezultati final 2-1.

SHIKOGOLAT

Në Pragë, Spanja kaloi në avantazh falë penalltisë së shndërruar në gol nga Alex Baena në minutën e 39-të, pas një prekeje të topit me dorë brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për kampionët e botës në fuqi

Në minutën e 72-të, vendasit mbetën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Ladislav Krejci për faullin ndaj lojtarit të fundit, Roberto Fernandez.

Marc Publill dyfoshon shifrat me golin e tij në minutat shtesë. Spanja fiton 0-2 dhe kryeson grupin me 15 pikë të plota pas 5 ndeshjes. Njdek Anglia me 12 pikë.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit