Shqipëria mposht Finlandën dhe i afrohet me një pikë Ligës B

Shqipëria fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Finlandës në xhiron e pestë të Ligës së Kombeve, pas një ndeshjeje ku dominoi lojën.

“Kuq e Zinjtë” e nisën më mirë takimin dhe ndërtuan dy aksione të bukura, por pa arritur t’i përfundonin me gol. Më pas, Finlanda u shfaq e rrezikshme në disa kundërsulme, të cilat Etrit Berisha i ndali me pritje vendimtare.

Të lidhura

None found

Në minutën e 35-të, Ernest Muçi i dha avantazhin Shqipërisë me një goditje të fuqishme nga distanca, që befasoi portierin kundërshtar.

Edhe pas pushimit, Shqipëria mori nismën. Rey Manaj shënoi golin që vulosi fitoren në minutën e 50-të, pas harkimit të Elseid Hysajt.

Situata e Finlandës u rëndua më tej në minutën e 67-të, kur Tenho mori karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Muçit.

Me këtë rezultat, Shqipëria mbetet në krye me 12 pikë. Finlanda, e treta me shtatë pikë, do të qëndrojë matematikisht në Ligën C edhe për një sezon.

Në xhiron e ardhshme, Shqipëria do të ndeshet me Bjellorusinë, e cila renditet e dyta me 10 pikë. Një barazim i mjafton skuadrës shqiptare për t’u ngjitur në Ligën B dhe për të siguruar play-offin e Kampionatit Evropian 2028.


Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet