Manjani: Ja pse Rama nuk ka folur për Veliajn

12 Nëntor 2026 | 22:50

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se përplasja dhe armiqësia mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është bërë publike vetëm nga ky i fundit.

Sipas Manjanit, Rama nuk ka folur publikisht për këtë përplasje dhe nuk pritet të prononcohet për sa kohë që llogaritë politike i tregojnë se një qëndrim i tillë nuk i sjell përfitime elektorale.

“Veliaj mund të thotë që ka qenë në burg dhe s’e urdhëron dot bashkinë, por që gjithë bashkia ka qenë në protestë, ky është fakti. Por nuk kemi pasur ndonjë armiqësi nga Rama në këtë pjesë. Edhe te debati se kush është Nesti Angoni, nuk besoj se mund të akuzojmë se është Edi Rama njeriu që ka hyrë në këtë debat.

Vijmë te interesi publik. Gjëja më normale është që këtë armiqësi do ta kishte zgjidhur me kohë dhe do të ishte harruar. Nuk mund të marrësh vendimin të shpallësh armik dikë para zgjedhjeve, vetëm nëse kjo të shton vota në zgjedhje. Është një kalkulim politik dhe ai që humbet këtu është Erion Veliaj, se ai është i ikur nga PS-ja.

Gjithsesi, ishte mandati i fundit i tij, ishte i ikur politikisht. Deri më sot, ka dalë hapur Veliaj, Rama nuk ka folur. Unë pres që Rama të mos flasë. Nuk ka logjikë politike, do të flasë vetëm nëse llogaria politike i tregon se armiqësia ndaj Veliajt do t’i japë vota”, tha Manjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Emërimi i Esmeralda Hasanit në krye të SHISH-it, Manjani: Nuk është ndryshim që iku njëra dhe erdhi tjetra

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani ka komentuar emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH),...
22:23 | 12/11/2026

“Karrigia ku do ulet drejtuesja e SHISH është bërë pis”, Malaj: Kush ka punë me SHISH i ka kapur…

Pedagogia Nora Malaj komentoi emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, duke ngritur pikëpyetje mbi situatën në të cilën ajo merr...
21:59 | 12/11/2026

Artan Hoxha për klanin “Çopja”: Ka kaluar 3 mld euro pasuri dhe ka trafikuar 6 mld euro kokainë

Gazetari Artan Hoxha bëri deklarata të forta lidhur me aktivitetin kriminal të klanit “Çopja”, duke pretenduar se kjo organizatë kriminale ka trafikuar kokainë me një...
22:52 | 11/11/2026